Shpohen gomat e disa veturave në Lagjen e Boshnjakëve, policia nis hetimet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Zubin Potok, braktiset një veturë me mall të kontrabanduar
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në orët e mbrëmjes në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë persona deri më tash të panjohur për policinë kanë shpërthyer gomat e disa veturave.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani ka konfirmuar për KosovaPress se fillimisht është vendosur një stikers në një përmendore.

“Një masë e njerëzve prej rreth dhjetë personash janë mbledhur dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthyer gomat me mjete të mprehta, nga një gomë në secilën veturë”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe personat e mbledhur janë shpërndarë të qetë.

Tash për tash nuk ka të dyshuar dhe të arrestuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024