Incidenti me Vinicius, UEFA merr vendim për Prestiannin
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Incidenti me Vinicius, UEFA merr vendim për Prestiannin
Prestiani
23/02/2026 - 16:09
Linku u kopjua

UEFA e ka pezulluar përkohësisht lojtarin e Benficas, Gianluca Prestianni, për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, pas incidentit me Vinicius Junior në ndeshjen e parë të javës së kaluar.

Vinicius pretendoi se Prestianni e ofendoi në mënyrë raciste gjatë fitores së Madridit në playoff të Ligës së Kampionëve në Lisbonë, duke bërë që UEFA të emërojë një inspektor etike dhe disiplinore për të hetuar. Prestianni do të humbasë ndeshjen e kthimit të kësaj jave dhe UEFA tha se mund të jepet një dënim i mëtejshëm pasi të përfundojë hetimi.

Nëse argjentinasi shpallet fajtor për racizëm nga UEFA, mund të pezullohet për dhjetë ndeshje. Benfica deklaroi javën e kaluar se do të bashkëpunonte me hetimet, por shprehu mbështetjen e saj për Prestianni-n, të cilin e quajti "viktimë" e një “fushate shpifjeje”, ndërkohë Prestianni ka mohuar abuzimin racist.

Kylian Mbappé i Madridit e ka akuzuar publikisht Prestianni-n se e ka quajtur Vinicius-in “majmun” pesë herë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026