Është bërë inaugurimi i veprës së artit në hapësira publike “Never Say Never” e artistit Alban Muja.
Ky i fundit është shprehur i lumtur që ka arritur ta përfundojë këtë vepër, e cila ka filluar rreth një viti. Muja ka treguar edhe idenë se si ka rrjedhur deri te realizimi i kësaj vepre.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka vlerësuar veprimtarin Adem Demaçin si një nga figurat vendore të rezidencës kombëtare shqiptare.
"Janë dy dobi të karakteristika të veçanta që shenjon kjo vepër, dhe që lidhet me figurën e Adem Demaçit, një nga figurat qendrore të rezidencës kombëtare shqiptare, dhe jo vetëm me emrin e tij, por edhe me të tjerët që kanë qenë pjesë e rezidencës. Sot po e shtojmë edhe një pikë në qytetin e Prishtinës për ta memoralizuar gjithë ekzistencë kombëtare që e ka udhëhequr Adem Demaçi. Hapësirat publike të jenë hapësira për më shumë art mes publikut dhe veprave të artit. Kjo praktikë do të jetë e rregullt edhe me sheshet dhe hapësirat e tjera", tha Çeku.
“"Never say never" përjetëson edhe fjalën e tij që e ka thënë në Beograd. Kurrë mos thuaj kurrë duhet të merret si një pikënisje e gjithë popullit tonë. Nëse ne besojmë mund të arrijmë çdo gjë, është fjalë që e ngrit vetëbesimin në popullin tonë dhe kujton të gjithë të burgosurit politikë që kanë besuar që mundemi të jemi të lirë, të barabartë e po ashtu mund të mbërrijmë çdo gjë që besojmë", tha Rama.