Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Kosovës në Hamburg
Lexohet për: 1 min.
wddwqd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për mërgimtarët dhe qytetarët e  Kosovës dhe reputacionit të shtetit tonë, është përuruar objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg të Gjermanisë.

Në hapjen zyrtare morën pjesë deputetë dhe eurodeputetë gjermanë, deputetë të landit të Hamburgut, përfaqësues të qeverisë së landit të Hamburgut, ambasadori në Gjermani, Faruk Ajeti, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, anëtarë të korit diplomatik dhe konsullor në Hamburg, si dhe një numër i madh i artistëve, intelektualëve dhe bashkatdhetarëve tanë.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg tani gjendet në adresën, Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg, Gjermani.

Ministria e Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar në mbështetjen institucionale të mërgimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke qenë sa më afër dhe në shërbim të tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025