Ikja e fuqisë punëtore tani pas liberalizimit shihet të jetë një problem më i theksuar i cili do të reflektoj në ekonominë e vendit. Sindikata e Gastronomisë dhe Hotelierisë së Kosovës, thotë se ikja e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet që nga 2 janari i këtij viti.
Ekonomistët ndërkaq, thonë se bizneset duhet të gjejnë një zgjidhje për të mos lënë që ikja e fuqisë punëtore të ndikoj, përderisa sipas tyre gastronomia dhe ndërtimtaria do të jenë sektoret me ikjen më të madhe.
Ekonomisti, Milazim Abazi, nuk e përjashton një fluks të daljes së punëtorëve jashtë vendit, e cila do të reflektohej në shumë sektorë, përfshirë gastronominë, e cila do detyrohet të shfrytëzoj mënyra të tjera që të funksionoj, duke filluar nga vetshërbimi në lokale.
Marë parasysh shifrat e mëdha të kosovarëve që kanë migruar jashtë vendit prej vitit 2016, ekonomisti Alban Hashani, e sheh zgjidhjen e ndaljes së këtij trendi nëpërmjet nagazhimit të institucioeve për kushte më të mira për punë.