IKD: Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial me përfaqësim të pabarabartë gjinor
Lexohet për: 2 min.
339212804_1421386978399860_8362787368557330140_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në krahasim me dy vitet paraprake, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK)  ka shënuar progres në miratimin e akteve nënligjore, porse sërish nuk ka arritur të miratojë të gjitha aktet normative të parapara me planin e Punës si dhe ato që rrjedhin si obligim nga Ligji për KGjK-në dhë Ligji për gjykatat. Kështu u tha me rastin e publikimit të raporteve “Keqadministrimi i sistemit prokurorial” dhe “Sfidat në administrimin e gjyqësorit”.

Aty u tha po ashtu se sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial përballen me përfaqësim të pabarabartë gjinor, ku vetëm vetëm 20% e grave janë në pozita udhëheqëse në KGjK dhe Gjykata,  ndërsa vetëm 3% në sistemin prokurorial.

Sipas IKD-së, trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike mbetet një nga problemet më të mëdha të Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe gjykatave në rrugën drejt avancimit të transparencës.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gëzim Shala tha se gjatë monitorimit punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) në vitin 2022, kanë gjetur se mungesa e theksuar e buxhetit ishte reflektuar në mosrealizimin e obligimeve të caktuara ligjore.

Shala tha se përballë faktit se 35% e sistemit gjyqësor përbëhet nga gratë, vetëm 20% e tyre janë në pozita udhëheqëse.

Sipas IKD-së, planet strategjike të KGjK-së nuk gjetën zbatimin e duhur.

Ndërsa për sfidat më të cilat ballafaqohet Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) foli hulumtuesja, Eranda Zekaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024