Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës në Kosovë duke ia besuar këtë organizim Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjatë qëndrimit këtyre ditëve, që nga data 8 dhjetor, presidenti i këtij komiteti Davide Tizzano dhe Sekretari i Përgjithshëm, Iakovos Filippousis janë takuar edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin dhe Ministrin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Në hyrje të konferencës, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti tha se organizimi i kësaj ngjarje është krenari dhe privilegj për Komitetin Olimpik të Kosovës pasi kjo po ndodh pas 71 viteve më historinë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që një Komitet Ekzekutiv apo Bordi Ekzekutiv i kësaj organizate organizohet jashtë vendeve nikoqire të Lojërave Mesdhetare
“Është shumë me rëndësi të theksohet që është hera e parë në 71 vite histori të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare që një Komitet Ekzekutiv apo Bordi Ekzekutiv i kësaj organizate organizohet jashtë vendeve nikoqire të Lojërave Mesdhetare apo të Athinës ku është edhe selia e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare. Për ne është një krenari e madhe, një privilegj, por gjithashtu edhe një përgjegjësi e madhe sepse kjo familje numëron 26 anëtarë të shteteve të Mesdheut, pra është një prani ndërkombëtare ku edhe jemi të lumtur që në këto ditë, pra prej datës 8 deri 11 jemi pritur edhe nga presidentja e shtetit dhe gjithashtu nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport.”, theksoi Aliti.
“Ne jemi të ndryshëm, nga Veriu, Lindja, Perëndimi por mundohemi të ndërtojmë, solidaritet, unitet, sport dhe paqe. Kjo porosi është shumë e fortë dhe kur kemi partner si ju si Komiteti Olimpik i Kosovës është shumë e lehtë që të punohet dhe punojmë më kënaqësi të madhe dhe përkushtim dhe dorë për dorë përpara jush. Dhe për këtë dua t’iu them falemnderit për mikpritjen dhe vërtetë e çmojmë mikpritjen dhe ndihemi si në shtëpi.”, tha Tizzano.
I pyetur nga KosovaPress mbi mundësitë reale që ka Kosova që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e organizimit të Lojërave Mesdhetare, Tizzano tha se nga takimet e përbashkëta, Komiteti Olimpik i Kosovës ka treguar përkushtim dhe pasion si dhe është i gatshëm për të filluar proceduar për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Sekretari i Përgjithshëm, Iakovos Filippousis, para media theksoi se nga qëndrimi tre ditor në Kosovë ka parë zotësinë e Komitetit Olimpik për të organizuar ngjarje sportive.
Ai po ashtu bëri të ditur se Sekretari i Përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti është emëruar në komisionin vlerësues për Lojërat e Plazhit që mbahen në vitin 2023.
“Besoj që e kemi dhënë edhe ne një notë që në ta ardhmen mundemi edhe në të organizojmë ngjarje të tilla, ngjarje më të mëdha, siç e tha edhe kryetari edhe sekretari që në të ardhmen e shkurtër ndoshta të organizojmë ndonjë event, siç janë Lojërat Mesdhetare së bashku me ndonjë shtet fqinjë.
I pari i KOK-ut gjithashtu shtoi se për këtë organizim, mbështethe kanë marë edhe nga Presidentja e Republikës së Koosvës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.