Ibrahimoviq ‘zbulon’ lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave
Lexohet për: 1 min.
Zlatan Ibrahimoviq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

I nderuar nga kombëtarja suedeze në Stokholm para ndeshjes miqësore kundër Serbisë, Zlatan Ibrahimoviq nuk ka dyshim se kush ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish-lojtari i kombëtares suedeze, i cili shënoi 62 gola në 122 ndeshje për vendin e tij, nuk ishte modest në vlerësimin e karrierës. Si gjithmonë, suedezi me rrënjë të BeH e vendosi veten në vend të parë.

“25 vjet më parë thashë se do të isha më i miri i të gjitha kohërave dhe shumë qeshën. 25 vjet më vonë mund të jem këtu dhe të them se jam më i miri i të gjitha kohërave”, tha ish-sulmuesi 42-vjeçar.

Gjatë karrierës, Ibrahimoviq ka veshur fanellat e Malmö, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024