Ibrahimovic voton për Conten por Milani e preferon Thiago Mottan
Lexohet për: 2 min.
15-Ibrahimovic
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Zlatan Ibrahimovic beson se Antonio Conte është njeriu i duhur për ta zëvendësuar Stefano Piolin, por krerët e Milanit janë të bindur me Thiago Mottan e Bolognas.

Pioli pritet që të shkarkohet nga pozita e trajnerit në fundit të këtij sezoni, pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe humbjes së hapit për titull të Serie A këtë sezon, raporton KosovaPress.

Ndërsa ende nuk është marrë një vendim, shumë tifozë të Milanit besojnë se kohës së Piolit duhet t’i vjen fundi, edhe pse ai e udhëhoqi klubin drejt Scudettos para dy viteve.

Siç bëhet e ditur nga Daniele Longo i “Calciomercato.com”, Milani beson se Thiago Motta është kandidati më serioz për ta zëvendësuar Piolin në verë.

Milani e ka ndjekur punën e trajnerit italiano-brazilian në Bologna prej muajsh tani dhe vlerëson aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarë të rinj, stilin e tij sulmues, por të balancuar të lojës dhe aftësitë e tij menaxhuese.

Thiago Motta po bind gjithnjë e më shumë Milanin se ai është njeriu i duhur për këtë punë, por ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është ende duke shtyrë për Conten, duke dashur që ish-trajneri i Chelseat dhe Italisë të jetë në krye të “Rossonerëve”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025