Gjatë viteve të fundit bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror është anuar jashtëzakonisht shumë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës edhe këtë vit ka kërkuar që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe atij qendror të fuqizohet.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Gjithashtu ai thotë se po të falnin komunat tatimin e pronës shumë projekte për investime kapitale në nivelin lokal, të parapara me buxhetin 2023, nuk do të zbatoheshin.
“Komunat po dëmtohen jashtëzakonisht shumë, edhe pse nuk janë nënshkruese të kontratave kolektive po iu merren mjetet financiare. Këtë vit komunave do t’iu merren mbi 28 milionë euro padrejtësisht, sepse këto kontrata janë të nënshkruara nga niveli qendror, kurse zbatimi i tyre po bëhet në kurriz të komunave, duke ua marrë mjetet financiare,” thotë Ibrahimi.
Ibrahimi thotë se niveli qendror ka ngritur faturat e tatimit në pronë, ndërsa faljen e kërkonte që ta bënin komunat nga buxhetet e tyre vetanake, por kjo kërkesë nuk është përkrahur nga shumica e komunave pasi shumica e projekteve për investime kapitale në nivelin lokal nuk do të mund të zbatoheshin.