Ibrahimaj: Qeveria shqiptare ka marrë angazhim t’i zëroj tarifat për procedurat doganore
Lexohet për: 3 min.
mf
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kosova dhe Shqipëria sot do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi që do t’i hap rrugë bashkimit doganor.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore.

“Ne sot do të nënshkruajmë bashkëpunimin i cili do t’i hap rrugën bashkimit doganor, që është një fjalë e bukur, por që do shumë punë. Ne do të ngremë dy grupe teknike  të cilat dot ë punojnë intesivisht dhe unë uroj  që grupet do të arrijnë që përpara mbledhjes së ardhshme të dy qeverive të na japim  një dokument i cili realisht do ta bëjë të mundur bashkimin doganor. Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka marr angazhimin  që të zeroj tarifat që lidhen me procedurat doganore me qëllim që të gjitha barrierat tarifore në doganë dhe  administrative të lehtësohen maksimalisht siç është premtimi i dy qeverive tona dhe uroj që të jenë e njëjta gjë edhe për qeverinë tuaj. Shpreh keqardhjen që sot nuk arritëm që të nënshkruajmë marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomik të autorizuar pasi u njoftova nga ministri se janë disa teknikalitete të cilat nuk e lejojnë këtë“, theksoi ajo.

Kurse, ministri i Financave, Punës dh Transfereve, Hekuran Murati tha se bashkimin dogano e ka konsideruar si një proces që sjell përfitime për të dyja vendet.

“Si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime  siç janë shfrytëzimi i kohës në mënyrë me efektive për shkak të lehtësimit të procedurave  dhe  zvogëlimit të procedurave të pritjes për maunat. Pra palët do të punojnë së bashku në hartimin e një studimi të cilin do e prezantojnë në nëntor të këtij viti pra në mbledhjen e ardhshme dhe ky studim pritet të jetë me interes për të dyja palët...të premten e javës së kaluar të dy drejtorët e Doganave kanë nënshkruan një urdhër për miratimin të protokolleve për njohjen e plumçeve dhe veprimeve të përbashkëta për to”, u shpreh ai.

Po ashtu, pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025