I përfshirë në së paku dhjetë vjedhje, arrestohet
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, pas një pune të shpejtë operative hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin 42 vjeçar me inicialet D.M.

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë raste të ‘’Vjedhjeve’’ dhe ‘’Vjedhjeve të rënda’’ të ndodhura në qytetin e Gjilanit.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024