I jepet ultimatum Carlo Ancelottit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Carlo Ancelotti
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti do të duhet të vendosë deri në maj nëse dëshiron të marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, pasi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) thuhet se e ka informuar trajnerin e Real Madridit se nuk do ta presin më.

Nuk është sekret se trajneri italian ka qenë një objektiv i mundshëm për Braziin që nga largimi i trajnerit Tite, me thashethemet e vazhdueshme që e lidhin 65-vjeçarin me një kalim te pesë herë fituesit e Kupës së Botës, megjithëse ai kurrë nuk e deklaroi publikisht qëllimin e tij për t'u larguar nga gjigantët spanjollë.

Raportet e fundit nga Spanja sugjeruan se mandati i Ancelottit në “Santiago Bernabeu” pritet të përfundojë në fund të sezonit dhe ky do të ishte rasti i fundit që ish-trajneri i Milanit dhe Romës të bëhet trajneri i ri i Brazilit, përcjellë KosovaPress.

Sipas “OK Diario”, CBF kontaktoi shoqëruesit e Ancelottit pas Superkupës së Spanjës, duke e informuar atë se ata presin që ai të marrë një vendim përfundimtar brenda muajit maj.

Dorival Junior është aktualisht kryetrajneri i Brazilit, por rezultatet e tij gjatë gjithë fushatës kualifikuese të Kupës së Botës kanë qenë të paqëndrueshme, kjo është arsyeja pse federata e futbollit është ende në kërkim të alternativave më të besueshme me synimin për Kupën e Botës 2026.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025