Hyseni takon ambasadën britanike, diskutohet forcimi i bashkëpunimit për rikthimin e aseteve
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Hyseni takon ambasadën britanike, diskutohet forcimi i bashkëpunimit për rikthimin e aseteve
Takimi i Hysenit me Ambasaden e Mbreterise se Bashkuar1234
26/02/2026 - 18:07
Linku u kopjua

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherit prokuror dhe Kryeprokuror i Shtetit Bahri Hyseni, të enjten ka zhvilluar një takim me këshilltarët e Ambsadës së Mbretërisë së Bashkuar, Alan Barr dhe Nick Wilcox, ky takim u fokusua në forcimin e bashkëpunmit për rikthimin e aseteve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë takimit u diskutua  edhe për rolin dhe funksionimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve si dhe për proceser e ngrirjes, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, përfshirë edhe rikthimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuar.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve ligjzbatuese nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, me qëllim rritjen e efikasitetit të ZRA-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hyseni falënderoi përfaqësuesit e ambasadës për vizitën dhe mbështetjen, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të komunikimit dhe takimeve të rregullta, në mënyrë që bashkëpunimi të konkretizohet me rezultate të matshme në praktikë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026