Ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara i cili derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit-mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.
Sipas ministrisë, aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.
“Ky udhëzim administrative ka hyrë në fuqi me datë 25 prill 2024”, thuhet në njoftim të ministrisë.