Humbja nga Barça, Perez thërret në takim Ancelottin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Mbrëmja e së dielës ishte një për t'u harruar për Real Madridin, pasi ata u turpëruan nga një 2-5 nga rivalët kryesorë Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në një natë që mund të kishte çuar në trofeun e tyre të tretë të sezonit, “Los Blancos” kthehen nga Arabia Saudite duarbosh dhe me një goditje tjetër në duart e armiqve të tyre të hidhur, të cilët tani kanë shënuar nëntë gola në dy ndeshje “El Clasico” këtë sezon.
Tanni, gazeta spanjolle “Marca” raporton se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe CEO Jose Angel Sanchez do të takohen me trajnerin Carlo Ancelotti në ditët në vijim, përcjellë KosovaPress.
Zyrtarët e lartë të klubit dëshirojnë të ulen me trajnerin dhe të analizojnë se çfarë shkoi keq në finalen e Superkupës kundër Barcelonës dhe të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për problemet.
Ndërkohë që po bëhen pyetje për Ancelottin, i cili ka kontratë deri në vitin 2026, nuk do të ketë vendime drastike për menaxherin në këtë moment edhe pse rezultati i përgjithshëm 9-2 nga dy “El Clasicot” e këtij sezoni ka bërë shumë dëme.