Humbja e Arsenalit i jep fund ëndrrave për titull
Sport
Lexohet për: 1 min.
Arsenali pësoi një humbje të papritur sot ndaj West Ham United në “Emirates”.
Jarrod Bowen shënoi golin e fitores së madhe për mysafirët në minutën e 44-të.
Myles Lewis-Skelly bëri një gabim në fund të lojës dhe fitoi një karton të kuq direkt në minutën e 73-të.
Pas kësaj fitoreje, West Ham United ka 30 pik në pozitën e 16-të. Skuadra e Mikel Arteta tani ka 53 pikë në vendin e dytë, tetë pas liderit Liverpool.
Në ndeshjet e tjera, Tottenham mposhti Ipswich si mysafir me rezultat 4:1, Wolves festoi në udhëtim ndaj Bournemouth me rezultat 1:0, Brighton shënoi gjithashtu fitore bindëse kundër Southampton me rezultat 4:0, ndërsa Crystal Palace mposhti Fulham - 2:0.
Sonte luajnë edhe Aston Villa dhe Chelsea. Xhiroja e 26-të e Premier ligës përmbyllet nesër me duelet Newcastle-Nottingham Forest dhe Manchester City-Liverpool.