Neymar shkëput kontratën me Al Hilal
Sport
Lexohet për: 1 min.
Neymar
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Neymar është larguar nga skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal me kontratën e tij të ndërprerë me pëlqim reciprok.

Reprezentuesi brazilian, ende futbollisti më i shtrenjtë në botë pas transferimit të tij prej 200 milionë funte në Paris St Germain në vitin 2017, iu bashkua Al-Hilal në gusht 2023.

Ai ka pësuar lëndime të ligamenteve të kryqëzuara në Arabinë Saudite dhe ka luajtur vetëm shtatë herë për Al-Hilal, përcjellë KosovaPress.

“Al Hilal Club Company dhe Neymar Jr kanë rënë dakord të ndërpresin marrëdhënien e tyre kontraktuale me pëlqim reciprok. Klubi shpreh falënderimet dhe vlerësimin e tij për Neymar për atë që ka dhënë gjatë karrierës së tij në Al-Hilal dhe i uron lojtarit suksese në karrierën e tij.”, thuhet në njoftimin e skuadrës, përcjellë KosovaPress.

Neymar ka bërë vetëm dy paraqitje për Al-Hilal këtë sezon me të fundit që erdhi si zëvendësues në nëntor.

Sulmuesi 32-vjeçar pritet të rikthehet në Santos të Brazilit, klubi ku ai filloi karrierën e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025