Dy të rinj kosovarë kanë humbur jetën mbrëmë si pasojë e një aksident trafiku në Hungari.
Ndërkaq, raportohet se Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi janë viktimat e këtij aksidenti.
Në njoftim Hoxha potencoi se Kushtrimi dhe Jetmiri ishin djem të edukuar e të mbarë, duke shtuar se të dytë ishin edhe prindër.
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah. Për varrimin do t'iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e tij të plotë në Facebook.