Fiorentina shënoi fitore dramatike sonte kundër Milan, në një ndeshje në të cilën u humbën tri penallti – një nga vendësit dhe dy nga mysafirët.
Skuadra vendëse në Firencë dështoi të arrijë në epërsi në minutën e 22-të kur Kean iu dha rasti për të shënuar gol nga pika e bardhë, por të cilin nuk arriti ta bëjë.
Mysafirët “përsëritën” gabimin e Kean, duke dështuar të shënojnë nga penalltia përmes Hernandez në minutën e parë të kohës shtesë.
Abraham humbi edhe penalltinë e dytë të referuar për skuadrën mysafire në minutën e 56-të, duke lëshuar kështu edhe një rast të madh për të barazuar shifrat.Të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë pasi Palladino dhe Hernandez u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutat ’86, përkatësisht minutës së gjashtë të kohës shtesë.
Milan pas shtatë xhirosh renditet i gjashti në Serie A me 11 pikë, teksa Fiorentina, për të cilën kjo ishte vetëm fitorja e dytë këtë sezon, ndodhet në pozitën e 11-të me 10 pikë. Në tabelë prin Napoli me gjithsej 16 pikë.