Humb jetën tragjikisht pronari i kompanisë së njohur të modës
Magazina
Lexohet për: 1 min.
Humb jetën tragjikisht pronari i kompanisë së njohur të modës
4 orë më parë
Linku u kopjua

Themeluesi dhe pronari i brendit të njohur botëror të modës Mango, 71-vjeçari Isak Andic, ka humbur jetën sot tragjikisht në Katalonia.

Aksidenti ka ndodhur pranë shpellave Salnitra në Collbato, jo shumë larg Barcelonës, ndërsa ai shoqërohej nga familjarët e tij. Sipas raportimeve, ai rrëshqiti në shtegun dhe ra në një greminë rreth 150 metra të thellë.

Policia katalanase mori një raport për aksidentin pak para orës 13:00 dhe ekipet e mbrojtjes civile malore dhe mbështetja e helikopterëve mbërritën në vendngjarje.

Isak Andic u lind në vitin 1953 në Stamboll në një familje hebrenje dhe në vitin 1969 u transferua në Barcelonë. Së bashku me vëllain Nahman, ai themeloi Mango në 1984, i cili u shndërrua në markë globale të modës në mbi 110 vende.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Toni Ruiz, tha se Andic ishte një udhëheqës frymëzues, vizioni dhe angazhimi i të cilit do të mbahet mend. Pasuria e Andic u vlerësua 4.5 miliardë euro, duke e bërë një nga banorët më të pasur të Spanjës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024