Humb jetën një shtetas amerikan pas një vetëaksidenti në Prevallë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Humb jetën një shtetas amerikan pas një vetëaksidenti në Prevallë
Policia-e-Kosoves1111
09/04/2026 - 19:35
Linku u kopjua

Në zonën malore të fshatit turistik Prevallë ka ndodhur një vetëaksident si pasojë e së cilës ka humbur jetën një shtetas amerikan.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës”, tha ai.

Sipas Bytyqit, drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026