Humb jetën një këmbësore në Suharekë, goditet nga një veturë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një grua ka humbur jetën të dielën pasdite pasi është goditur nga një veturë. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti me fatalitet ka ndodhur rreth orës 20:50 në Suharekë.

Policia njofton se është arrestuar e dyshuara femër, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, ka goditur këmbësoren.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet se e njëjta derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, godet këmbësoren viktimën femër kosovare. Si pasoj e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion , ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024