Hulumtuesit emërtojnë “katër kalorësit e fundit të lojës së klimës”
Lexohet për: 2 min.
g
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit thanë se nuk kishte bërë mjaft kërkime për skenarin e mundshëm të rastit më të keq, pavarësisht nga "arsye të shumta për të dyshuar se ndryshimi klimatik mund të rezultojë në një katastrofë globale".

Në një punim të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, ata thanë se analizimi i pasojave ekstreme të ndryshimit të klimës mund të "të përmirësojë elasticitetin dhe të informojë politikat".

Ata i kanë bërë thirrje Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) që t'i kushtojë një raport të ardhshëm ndryshimeve katastrofike klimatike.

Autori kryesor Luke Kemp, nga Qendra e Kembrixhit për Studimin e Rrezikut Ekzistencial, tha se ka shumë arsye për të besuar se ndryshimi i klimës mund të bëhet katastrofik, madje edhe në nivele modeste të ngrohjes.

Studiuesit argumentojnë se pasojat e ngrohjes 3 gradë Celsius dhe rreziqet e saj ekstreme janë të nënekzaminuara, transmeton Sky News.

Ata kanë propozuar një agjendë kërkimore e cila përfshin atë që ata i quajnë "katër kalorës të lojës së fundit të klimës”: uria dhe kequshqyerja, moti ekstrem, konfliktet dhe sëmundjet e shkaktuara nga vektorët.

Bashkautori Johan Rockstrom, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik, tha se sa më shumë të mësojmë se si funksionon planeti ynë, aq më e madhe është arsyeja për shqetësim.

“Ne e kuptojmë gjithnjë e më shumë se planeti ynë është një organizëm më i sofistikuar dhe i brishtë. Ne duhet të bëjmë llogaritjen e katastrofës për ta shmangur atë," tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024