Dy ditë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, zëvendësministri i Jashtëm Andrei Rudenko iu adresua Dhomës së Ulët të Parlamentit në atë që do të shndërroheshin në hapat e parë të Kremlinit për të aneksuar territorin e rajoneve lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut.
Në adresimin e tij u përfshinë akuzat se Ukraina po “sabotonte” negociatat e mbajtura nga Grupi Trepalësh i Kontaktit, i përbërë nga Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), trup rajonal i sigurisë me 57 anëtarë që ka selinë në Vjenë dhe që aktualisht e gjen veten në krizë për shkak të vetove ruse para një takimi kyç të Këshillit Ministror më 30 nëntor.
Në kohën e pushtimit rus dhe negociatave trepalëshe, gruaja e Rudenkos po shërbente si politikane e lartë dhe asistente administrative në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së. Ky post i dha asaj qasje në takimet e nivelit të lartë të OSBE-së dhe në informacione, sipas një zyrtari të Bashkimit Evropian.
Bashkëshortja e Rudenkos, e lindur në Kirgizi dhe e quajtur Saltanat Sakembaeva, është një prej disa shtetasve rusë, punësimi i të cilëve në OSBE ka rritur shqetësimet lidhur me qasjen e Kremlinit brenda trupit ekzekutiv të organizatës që ka luajtur rol qendror në monitorimin e agresionit rus në Ukrainë dhe përpjekjeve për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit, gjeti një hulumtim i Radios Evropa e Lirë.
OSBE-së, e cila merr vendime bazuar në konsensusin e plotë të 57 anëtarëve, i është bllokuar puna nga vetot ruse. Për shkak të kundërshtimit rus, Misioni i Posaçëm Monitorues i OSBE-së në Ukrainë u mbyll pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në shkurtin e vitit 2022.
Misioni kishte operuar për tetë vjet pas zaptimit nga Rusia të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe nxitjes së konfliktit të separatistëve të armatosur në rajonin lindor ukrainas, të njohur si Donbas, më 2014.
Zyrtarët dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po vepron si sabotues i OSBE-së dhe po abuzon me politikat konsensuale të organizatës.
Në këta individë përfshihet edhe diplomati rus i karrierës, Anton Vushkarnik, që ka shërbyer për katër vjet në Ambasadën ruse në Uashington dhe ka raportuar në Kongres, ku i ka dhënë mbështetje përkrahjes së Moskës për diktatorin sirian, Bashar al-Assad.
Ndërkaq, një grua që ka shërbyer si përkthyese për presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë bisedimeve me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, aktualisht është e punësuar në Zyrën Ndërlidhëse të Vjenës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Ish-përkthyesja Daria Boyarskaya, e mori atë detyrë specifikisht nga Kremlini në mënyrë që të shpërqendronte liderin amerikan, sipas një ish-zyrtareje të Shtëpisë së Bardhë.
Me seli në Vjenë, Austri, kryeqytetin e një prej shteteve të pakta në Evropë që nuk është pjesë e NATO-s, OSBE-ja përbëhet nga 57 shtete anëtare, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe pothuajse të gjitha shtetet në Evropë.
Organizata, po ashtu, ka një trup parlamentar prej 323 anëtarësh – Asambleja Parlamentare e OSBE-së – detyra kryesore e të cilit, siç thuhet, është “të ndërmjetësojë dialogun ndërparlamentar për të avancuar qëllimet e OSBE-së për siguri gjithëpërfshirëse”.
Vendosja e figurave të afërta me Qeverinë e Putinit brenda niveleve më të larta të OSBE-së ka nxitur akuza publike dhe private për ndikimin dhe sabotimin e Kremlinit, në atë që supozohet të jetë një organ neutral ndërkombëtar.
Për shkak të arsyeve të sigurisë personale, ish-kolegu i Sakembaevas, por edhe diplomatët dhe burimet e tjera që ende janë ose kanë qenë të punësuar në OSBE apo në misionet e përhershme të organizatës, u pajtuan që të flasin për REL-in në kushte anonimiteti.
“Edhe pse ne nuk mund të diskutojmë për raste individuale, ne u sigurojmë se OSBE-ja merr jashtëzakonisht seriozisht shkeljet e mundshme të Kodit të Sjelljes dhe vazhdimisht kryen procedurat e duhura të brendshme ku adresohen shkeljet e supozuara”, tha zëdhënësi i OSBE-së, David Dadge, përmes një përgjigjeje dërguar me email.
Në qershor 2022, katër muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Saltanat Sakembaeva mori pjesë në një ndejë në Ambasadën ruse në Vjenë për të festuar një festë ruse që nderon shpalljen e sovranitetit rus nga Bashkimi Sovjetik.
Në kohën kur u mbajt kjo ngjarje, Sakembaeva kishte shërbyer si asistente e lartë politike në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë për pothuajse 15 vjet, pasi kishte marrë këtë post në vitin 2009, kur ajo ishte shtetase e Kirgizisë.
Foli për zgjedhje jodemokratike në Rusi, “zhduket” zëdhënësi i Kremlinit - KosovaPress
“Të gjithë dëshironin të miqësoheshin me Zyrën e sekretarit të Përgjithshëm në mënyrë që të ngriheshin në detyrë. Ajo, në anën tjetër, po ashtu shoqërohej në mënyrë aktive me njerëz në të gjitha nivelet dhe pozitat. Ajo kishte mundësinë e përkryer për ta përfshirë veten në të gjitha llojet e çështjeve dhe situatave dhe për të mbledhur informacione të të gjitha llojeve”, tha ish-kolegu i saj.
Burri i ardhshëm i Sakembaevas, Rudenko, arriti në kryeqytetin austriak më 2011 për të marrë rolin e zëvendëspërfaqësuesit të përhershëm rus në OSBE. Ai ishte 14 vjet më i madh se ajo. Rudenko dhe Sakembaeva u përputhën dhe në fotografitë në llogarinë e saj në Facebook i shfaqin ata duke darkuar.
Në gusht të vitit 2014, Sakembaeva mori shtetësinë ruse dhe një muaj më vonë ajo dhe Rudenko u martuan në Ambasadën ruse në Vjenë, thuhet në dokumentet e tjera të siguruara nga REL-i. Korrikun e ardhshëm, Sakembaeva hoqi dorë nga shtetësia kirgize. Disa njerëz që kanë punuar me Sakembaevan kanë thënë se ajo nuk ka folur për martesën e saj dhe për ndryshimin e shtetësisë.
Moskë, Prigozhin fajëson Kremlinin për vdekjen e ushtarëve të tij - KosovaPress
Që nga agresioni rus kundër Ukrainës më 2014, të dyja simbolet janë politizuar skajshëm për të shprehur besnikërinë ndaj shtetit rus dhe mbështetjen e zjarrtë të pushtimit rus të Ukrainës.
Në maj të vitit 2020, përderisa ishte e punësuar nga OSBE-ja, Saltanat Sakembaeva, ndryshoi fotografinë e profilit në Facebook, duke e zbukuruar me fjongon e Shën Gjorgjit.
“Si përfaqësuese e stafit të OSBE-së, Saltanat ishte një rast shumë i qartë i konfliktit të interesit. Ajo kishte qasje në të gjitha postet kyçe në Sekretariat, përfshirë edhe disa gjenerata të sekretarëve të Përgjithshëm të OSBE-së, kryesimin e OSBE-së dhe në Qendrën për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së”, tha një diplomat evropian në një nga misionet e përhershme të OSBE-së.
“Sakembaeva ishte, po ashtu, e pranishme në takimet edhe për konfliktet e tjera që përfshinin Rusinë në Moldavi, Gjeorgji dhe në Kaukazin e Jugut”, tha diplomati.
Diplomati shtoi se Sakembaeva gjithashtu mori pjesë në delegacione zyrtare, në takime të Këshillit Ministror, por edhe në Ditët e Sigurisë të OSBE-së, që janë “takime në nivel të lartë midis përfaqësuesve të OSBE-së dhe zyrtarëve kryesorë nga ministritë e Jashtme”.
Tetëdhjetë për qind e punës në OSBE përfshin biseda me të tjerët, tha ish-kolegu, duke shtuar se Sakembaeva “ka mundur që lehtësisht t’ia kalonte informacionin burrit të saj përmes një telefonate pas orarit të punës”.
Edhe pse tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë u përshkallëzuan, Sakembaeva vazhdoi të qëndronte në postin e saj në Sekretariatin e OSBE-së, që dukej se nuk kishte asnjë problem me punësimin e saj.
Sipas rregulloreve për stafin e OSBE-së, zyrtarëve u ndalohet të “përdorin, të shpërndajnë dhe/ose të publikojnë informacione, për të cilat ata janë në dijeni për shkak të pozicionit të tyre zyrtar, përveç të informacioneve që lidhen me kryerjen e funksioneve të tyre”.
Gjermania i bën thirrje Putinit të bëjë hapin e parë drejt paqes - KosovaPress
Sakembaeva vazhdoi të punonte në zyrën kryesore të OSBE-së deri në korrik të vitit 2022, apo pesë muaj pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Andrei Soldatov, gazetar hulumtues rus dhe ekspert për shërbimet e sigurisë së Rusisë, i tha REL-it se është “absolutisht e qartë” që operativët në drejtorinë e kundërinteligjencës në Shërbimin Federal të Sigurisë “do ta kenë ditur për karrierën mbresëlënëse të Sakembaevas, dhe ata nuk kanë humbur asnjë shans që ta shfrytëzojnë atë”.
Sakembaev dhe Rudenko nuk u përgjigjën në kërkesën për koment dhe në një kërkesë të tillë nuk u përgjigj as Ministria e Jashtme ruse, e as misioni i përhershëm i Rusisë në OSBE.
Për disa vite, tani ish-diplomati rus, Anton Vushkarnik, ka shërbyer në role si ekspert i lartë dhe këshilltar në zyrën e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së. Por, në korridoret e pallatit të rinovuar dy-shekullor në qendrën historike të Vjenës ku gjendet Sekretariati, disa nga kolegët e Vushkarnikut i referohen atij me një nofkë që aludon në shërbimet e inteligjencës ruse: “Koloneli”.
Një burim në Qeverinë amerikane në Uashington, megjithatë i tha REL-it se Vushkarnik ka qenë një person me interes të madh për inteligjencën amerikane sesa një punonjës mesatar i Ambasadës ruse.
Më 2017, sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, vendosi të krijonte Njësinë e ashtuquajtur për Mbështetjen e Politikave Strategjike (SPSU) brenda zyrës së tij. Greminger, shtetas zviceran, donte që SPSU-ja të ishte një vend ku do të bashkoheshin ekspertët nga Rusia dhe SHBA-ja, si dhe nga BE-ja dhe Zvicra. Ministria e Jashtme ruse propozoi Vushkarnikun, 52-vjeç, si kandidat të preferuar për të përfaqësuar Rusinë në këtë njësi, dhe Greminger e pranoi.
Për rolin e tij si këshilltar i lartë, Vushkarnik ishte dërguar dhe paguar nga Ministria e Jashtme ruse. Kritikët nuk ishin vetëm të palumtur që Rusia – që në atë kohë kishte pushtuar Gjeorgjinë, kishte pushtuar territor ukrainas dhe kishte refuzuar që të tërhiqej nga rajoni i shkëputur i Transnjestër në Moldavi – ishte ftuar të bënte pjesë në këtë njësi. Ata, po ashtu, ishin të shqetësuar me mungesën e transparencës në përzgjedhjen e përfaqësuesve të kësaj njësie.
Emërimi i Vushkarnikut në SPSU ndodhi pas një karriere prej dekadash në Ministrinë e Jashtme ruse. Nga viti 2011-2015 ai kishte mbajtur postin e drejtorit të Çështjeve të Kongresit të Ambasadën ruse në Uashington në kohën kur ambasador ishte Sergei Kislyak.
Radio Evropa e Lirë ka marrë në posedim e-maile që Anton Vushkarnik i ka dërguar Kyle Parkerit më 2012-2014, një punonjës i Komisionit amerikan të Helsinikit, një agjenci qeveritare që monitoron të drejtat e njeriut.
Në një prej e-maileve, ai sugjeroi se grupi rus, Pussy Riot, anëtarët e të cilit atëbotë u burgosën për shkak të protestave kundër Putinit të mbajtura jashtë Katedrales kryesore Ortodokse ruse në Moskë, “thjesht nuk janë të lumtur me jetën e tyre seksuale” dhe “thjesht kanë nevojë të bëjnë seks”.
Në një e-mail tjetër, ai shkroi se, “kam menduar lidhur me autoritarizmin homoseksual që po kërcënon Amerikën”. Në një tjetër korrespondencë elektronike, ai minimizoi legjislacionin homofob të miratuar nga Putini, duke thënë se shtetet e tjera “ligjërisht mund të vrasin homoseksualë (v.j. duke përdorur shprehje homofobe) dhe mund t’i dërgojnë në burg”.
Në një e-mail të dërguar Parkerit më 2012, Vushkarnik sugjeroi se gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, “duhet ta shqyrtojë mundësinë që të zhvendoset në Varshavë”, duke shtuar se “do të ishte më mirë për ta dhe më mirë për të gjithë”.
Për diktatorin sovjetik, Josep Stalin, Vushkarnik i shkroi Parkerit: “Një gjë për Stalinin është që, me atë, shteti rus arriti kulmin. Jam i bindur se pa atë njeri ne kurrë nuk do të dërgonim në hapësirë [kozmonautin sovjetik Yury] Gargarin, edhe pse kjo ndodhi pak më vonë. Po, ai disi ia hodhi Rusisë, por shpirti rus është femëror në natyrën e tij”.
Departamenti i Shtetit: Serbia nën vëzhgim për shkak të Rusisë - KosovaPress
Deri në vitin 2018, Vushkarnik mbajti një post për planifikimin e politikës së jashtme në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u takua me përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme bjelloruse në Minsk në një rund konsultimesh ndërministrore të të dyja shteteve për politikën e jashtme. Pak pas kësaj, ai mori detyrën në OSBE.
Pasi disa takime të OSBE-së u zhvendosën online për shkak të pandemisë COVID-19, Vushkarnik rregullisht tentoi t’iu bashkohej diskutimeve të lidhura me konfliktin e armatosur midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe Ukrainës, përfshirë edhe takimet me Misionin e Posaçëm Monitorues në Ukrainë dhe në diskutimet në Grupin Trepalësh të Kontaktit, tha një diplomat në një nga misionet e përhershme të OSBE-së në Vjenë.
Vushkarnik ishte përfshirë edhe në një projekt tjetër të Gremingerit, të quajtur Nisma për Bashkëpunim në Siguri (CSI). E themeluar në mesin e vitit 2019 në kohën kur Greminger ishte ende në OSBE, sipas ueb-faqes së CSI-së, kjo nismë përshkruhet si “një grup i analistëve politikë me bazë në Vjenë, të cilët janë të shqetësuar për nevojën për një qasje më bashkëpunuese për sigurinë dhe për paaftësinë e shteteve që në mënyrë efektive t’i përdorin organizatat ekzistuese për bashkëpunim në siguri, siç është OSBE-ja, për të zgjidhur konflikte dhe për të punuar së bashku për çështje të shqetësimeve të përbashkëta”.
Në një intervistë të dhënë në gusht për gazetën zvicerane Neue Zürcher Zeitung, Greminger tha se një zgjidhje e mundshme e luftës së Rusisë në Ukrainë do të ishte që Kievi “t’ia dorëzojë përkohësisht terrorin e pushtuar Rusisë”.
Kur Helga Schmid mori postin e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në dhjetor të vitit 2020, ajo shpërbëri SPSU-në. Por, Vushkarniku qëndroi ende në zyrën e saj, ende i dërguar dhe i paguar nga Ministria e Jashtme ruse.
Anton Vushkarnik ka punuar në Ambasadën ruse në kryeqytetin e Estonisë, Talin, nga viti 2001 deri më 2005, sipas të dhënave të brendshme të marra nga Ministria e Jashtme e Estonisë, mandat që përfshiu nisjen dhe finalizimin e procesit të anëtarësimit të Estonisë në NATO më 2004.
Zyrtarëve të inteligjencës që punonin nën petkun diplomatik u ishin dhënë detyra të posaçme, që shpesh përfshinin mbështetjen për organizatat e minoritetit lokal etnik rus, që kishin qëndrime pro-Kremlinit, u tha në raportet vjetore të asaj periudhe të Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë së Estonisë (KAPO). Këto detyra përfshinin edhe ndikimin në zgjedhje, tha KAPO.
Në raportin vjetor të KAPO-s për vitin 2004, thuhej se aktiviteti i theksuar dhe sistematik i inteligjencës ruse në Estoni ndodhi në pjesën e parë të vitit 2003 dhe në pjesën e dytë të vitit 2004. Kjo çoi në dëbimin e dy zyrtarëve të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR), që punonin nën petkun diplomatik.
Një ish-zyrtar i lartë i inteligjencës së Estonisë i tha REL-it se në vitet e shërbimit të Vushkarnikut në Ambasadën në Talin, afërsisht çereku i stafit diplomatik rus ishte i lidhur me inteligjencën ruse.
Pyetje të tjera po ngrihen lidhur me raportin e Vushkarnikut me misionin rus.
REL-i ka siguruar fotografi që shfaqin Vushkarnikun në dy raste të ndara duke përdorur një BMW 5, me targa që nisnin me “WD-54”, një kod alfanumerik për makinat që përdoren nga misioni diplomatik rus në Austri.
Edhe pse ai është i dërguar ndërkombëtarisht dhe paga e tij mbulohet nga Ministria e Jashtme ruse, Vushkarnik nuk është i akredituar me misionin diplomatik të Rusisë në Austri, por është anëtar i stafit ndërkombëtar të OSBE-së. Si i tillë, atij i kërkohet që të respektojë rregullat e stafit të OSBE-së dhe Kodin e Sjelljes, edhe pse pozita e tij si zyrtar i lartë brenda një organizate ndërkombëtare nuk i jep atij privilegje dhe imunitet.
Pagat janë të rregulluara dhe transferet e parave nuk bëhen drejtpërdrejt nga qeveritë te stafi i deleguar. Stafi i OSBE-së duhet të raportojë të gjitha kontaktet me qeveritë kombëtare që lidhen me punën e tyre, por edhe të gjitha favoret dhe dhuratat që marrin që janë në vlerë prej mbi 40 euro.
“Makina është një aset i madh për të cilin një person nuk duhet të paguajë për të dhe kjo qartë është konflikt interesi”, tha për REL-in një diplomat i lartë në një prej misioneve të përhershme të OSBE-së.
“Potencialisht, kjo mund të jetë pjesë e kontratës së tij të transferimit, por sërish kjo tregon se sa afër është ai me misionin rus”, shtoi diplomati.
Në korrik të këtij viti, Ministria austriake për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare i dërgoi një letër zyrtare zyrës së Sekretariatit të OSBE-së, duke e informuar atë se policia austriake e kishte identifikuar Vushkarnikun për disa shkelje të rregullave në trafik.
Vushkarnik ishte kapur duke ngarë me shpejtësi mbi 130 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 kilometra në orë dhe në një zonë ku kufiri i shpejtësisë ishte 100 kilometra në orë, thuhet në letrën që REL-i e ka parë.
Vushkarnik, po ashtu, ka refuzuar që t’i nënshtrohet një testi për alkool, pasi policia dyshoi se kishte ngarë nën ndikimin e alkoolit “për shkak të erës së dallueshme të alkoolit” që atij i vinte. Ministria tha se ia “kujton” OSBE-së “se të gjithë personat që gëzojnë privilegje diplomatike dhe imunitet” janë të obliguar që t’i respektojnë ligjet e shtetit dhe “në këtë rast, ata po përballen me shkelje serioze në trafik që mund të shkaktojnë rrezik të madh në sigurinë rrugore”.
Vushkarnik, i cili vazhdon të qëndrojë në postin e tij në OSBE 21 muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Daria Boyarskaya, nga Kaliningradi, fillimisht mori vëmendje ndërkombëtare në qershor të vitit 2019, kur shërbeu si përkthyese e Putinit gjatë takimit të tij me presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të G20-s në Osaka të Japonisë.
“Ne e dimë se kështu është rasti sepse ishte dikush tjetër në listë, një burrë, që ishte caktuar të përkthente në atë sesion të caktuar. Dhe në minutën e fundit, rusët ndryshuan përkthyesin”, tha Hill në tetorin e vitit 2011 gjatë një interviste për Good Morning America. Ajo shtoi se Boyarskaya ishte “një përkthyese e shkëlqyeshme”.
“Ishte një përpjekje e qartë për të marrë vëmendje, sepse praktikisht presidenti Putin e prezantoi presidentin Trump me përkthyesen, që është një gjë që ai normalisht nuk e bën”, shtoi Hill, që është bashkautore e një biografie për Putin.
Putin po ashtu kishte punësuar Boyarskayan për takimin e tij me presidentin Barack Obama në Kinë më 2016. Ajo që nga qershori i vitit 2010 ka punuar kohë pas kohe si përkthyese nga rusishtja në anglisht në mbledhjet vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që janë mbajtur në lokacione të ndryshme.
Pak më shumë se një vit nga takimi Trump-Putin në Japoni, një vend i lirë pune papritur u shfaq në ueb-faqen e Asamblesë Parlamentare të OSBE për një “këshilltar që do t’i bashkohet Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë”.
Kjo ofertë për punë i shkonte për shtati profilit të Boyarskayas, dhe më pas ajo e fitoi këtë vend pune.
Delegatët nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, që folën me REL-in, megjithatë, u ankuan se punësimi i Boyarskayas dhe më pas avancimi i saj, nuk ishin procese transparente dhe se përvoja e saj nuk ishte asgjë tjetër përpos një aset.
Boyarskaya mori detyrën në shkurt të vitit 2021, pothuajse shtatë vjet pasi Rusia pushtoi Krimenë dhe nxiti luftën në lindje të Ukrainës.
Në një letër dërguar një delegati të Letonisë në Asamblenë Parlamentare, i cili publikisht kishte kritikuar emërimin e saj, sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella, mbrojti Boyarskayan, duke shkruar se “ne jemi krenarë që kemi qenë në gjendje ta marrim atë në punë, veçmas para agresionit ushtarak të Rusisë dhe pushtimit të Ukrainës”.
Në shtator të vitit 2021, Boyarskaya u avansua në postin e udhëheqëses së Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Asaj iu dha po ashtu përgjegjësia e “zëvendëspërfaqësueses së posaçme”. Kjo pozitë kërkon që ajo të “mbajë kontakte diplomatike, por edhe operacionale, të bashkëpunojë dhe koordinohet për përfaqësuesit e përhershëm të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe me të gjithë trupat vendimmarrës të OSBE-së”.
Procedurat normale për vende të lira të punës në OSBE kërkojnë që ato të shpallen publikisht në mënyrë që të shmangen procese të padrejta të punësimit. Por, roli i ri i Boyarskayas u njoftua thjesht përmes një letre të brendshme të titulluar “Lajme nga Kopenhaga”, ku ka selinë Asambleja Parlamentare e OSBE-së.
Një listë e vendeve të lira të punës në Sekretariatin Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që është publikuar në ueb-faqen e organizatës ende shfaq vendin e punës për postin e këshilltarit – post që tashmë nuk ekziston – në të cilin fillimisht u punësua Boyarskaya më 2020, por nuk shfaq edhe vendin e punës për udhëheqësin e Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë, post që më pas ajo e mori.
Duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh për punësimin dhe avancimin e Boyarskayas, zëdhënësi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Nat Parry, përmes një deklarate në emër të Montellas tha se “këto çështje veçse janë diskutuar dhe janë qartësuar brenda organizatës me udhëheqjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në trupat kompetentë të Asamblesë”.
Delegatët nga disa shtete të Evropës Lindore vazhdojnë të kundërshtojnë punësimin e saj.
Barbara Bartus, udhëheqëse e delegacionit polak në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, përmes një deklarate i tha REL-it se ajo beson se “nuk mund të jetë gjëja më përfituese për organizatën tonë që të kemi një person që bashkëpunon ngushtë me regjimin e Putin, përgjegjës për luftën në Ukrainë, që një person i tillë të mbajë pozitë menaxheriale në strukturat e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”.
Me postin që ka, Boyarskaya ka qasje në të gjitha kontaktet operacione të OSBE-së në mbarë Evropën Lindore, në Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, por edhe në Sekretariatin Ndërkombëtar. Ajo, po ashtu, asiston me përgatitjet për vizitat zyrtare të zyrtarëve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe në ndihmën e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve.
“Sekretari ynë i përgjithshëm vendosi vetë për stafin, pa u konsultuar me politikanët”, tha Aleknaite-Abramikiene në një intervistë për REL-in.
Pjesë e përshkrimit të punës së saj përfshinte mbajtjen e versionit rus të ueb-faqes së Sekretariatit Ndërkombëtar, por edhe redaktimin dhe rishikimin “e përkthimeve të bëra nga Sekretariati Ndërkombëtar apo nga jashtë, për t’u siguruar se kanë kualitet të duhur dhe pasqyrojnë si duhet përmbajtjen”.
Delegatët rusisht-folës në Asamblenë Parlamentare, megjithatë, kanë theksuar se përkthimet e saj në rusisht kanë shmangur që të përmendin Rusinë në kontekstin e luftës në Ukrainë.
Pasi një media austriake pyeti Montellan për këto dallime, përkthimet u ndryshuan në mënyrë që versionet në të dyja gjuhët të ishin njësoj. Kritikët i kanë parë lëshimet fillestare si lëshime të qëllimshme ndaj Rusisë.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë - KosovaPress
Pak kohë pas takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në qytetin polak, Lodz, vjeshtën e vitit 2022, Boyarskaya dhe punonjësja tjetër ruse e OSBE-së, Anzhelika Ivanishcheva, u shpallën ‘persona non grata’ (persona të padëshiruar) nga Ministria e Brendshme e Polonisë. Kjo ministri tha se prania e tyre në territorin polak “paraqet kërcënim për sigurinë shtetërore”, duke shtuar se të dyja këto gra “janë mbështetëse të regjimit të Vladimir Putin”.
Më 16 shkurt, Boyarskaya u ndalua në kufirin mes Lituanisë dhe Rusisë teksa po tentonte të vizitonte familjarët e saj në Kaliningrad. Korrespondencat që i ka siguruar REL-i tregojnë se Andreas Nothelle, një avokat gjerman dhe konsulent në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, u caktua që të kërkonte “në emër të” Montellas që Polonia t’i hiqte sanksionet ndaj Boyarskayas. Një letër shtesë që e ka siguruar REL-i, që është dërguar nga Nothelle te Ministria e Jashtme e Lituanisë, kërkonte shpjegim për ndalimin e Boyarskayas.
Në një takim më herët gjatë këtij viti, kreu i delegacionit të Letonisë, Rihards Kols, e lidhi Boyarskaya me Anna Chapman, një agjente ruse e cila u arrestua nga FBI-ja më 2010 si pjesë e një operacioni për të kapur spiunët rusë. Delegatë të tjerë nga shtetet e Baltikut kanë pyetur Montellan lidhur me situatën financiare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe kanë kërkuar që të kryhet një auditim.
Pas këtij takimi, Montella i dërgoi një letër qortuese Kolsit, i cili e postoi online.
Ai, po ashtu, siguroi Kolsin se Boyarskaya “ishte zotuar se do t’i respektonte rregullat e stafit, por edhe Kodin e Sjelljes, që ia ndalojnë pjesëtarëve të stafit që të marrin instruksione apo pëlqime nga shtetet prej nga vijnë”.
Një diplomat evropian nga një mision i përhershëm i OSBE-së i tha REL-it se “Boyarskaya nuk është vetëm një shtetase e thjesht ruse”.
Tri javë pas publikimit në shtator të artikullit të përbashkët nga Der Spiegel, ZDF dhe Der Standard, që përshkruante Boyarskayan dhe punën e saj në OSBE, por nuk e identifikoi atë me emër, përshkrimi i punës së saj në ueb-faqen e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së u ndryshua në “këshilltare e lartë”.
Ajo më nuk figuronte si udhëheqëse e Zyrës Ndërlidhëse në Vjenë, dhe posti si zëvendëspërfaqësuese e posaçme që më parë ajo mbante, tani i përket kryekëshilltarit politik, Francesco Pagani nga Italia.