Hoxhaj i reagon Kinës pas armatimit: Serbia e sheh veten si satelit i Kinës e Rusisë në Ballkan
Lexohet për: 1 min.
enver-hoxhaj-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj i ka reaguar Ministrisë së Jashtme të Kinës, pas dërgesës së armatimit kësaj të fundit për në Serbi. 

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se armatimi i Serbisë si dhe bashkëpunimi politik dhe diplomatik me Kinën dhe Rusinë tregon se për Serbinë, partneriteti strategjik me regjimet autokratike është më i rëndësishëm se integrimi në BE dhe stabiliteti rajonal.

"Armatimi i Serbisë si dhe bashkëpunimi politik dhe diplomatik me Kinën dhe Rusinë tregon se për Serbinë, partneriteti strategjik me regjimet autokratike është më i rëndësishëm se integrimi në BE dhe stabiliteti rajonal. Serbia e sheh veten si një satelit i Kinës dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Hoxhaj.

Nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj më herët ka reaguar për këtë dërgesë të armatimit nga Kina në Serbi dhe ka thënë se kjo përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

https://twitter.com/enver_hoxhaj/status/1513217601144504322?s=21&t=5XT4noNFXoDK-JPHujlFUQ

--

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025