Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sulmi ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit u krye nga një grup profesionistësh të organizuar dhe trajnuar nga disa struktura prapa tyre.
Ai pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Omsani, nënvizoi mbështetjen ndaj institucioneve të Kosovës që përgjegjësit e këtij sulmi kriminal të marrin dënimin e duhur.
Hovenier u shpreh më i matur në deklarimin e tij kur u pyet për videon që u publikua sot ku shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radonjiçiq si prijës i grupit kriminal.
Krahas kësaj ai tha se është e parëndësishme nëse ky sulm quhet terrorist apo sulm i rëndë kriminal, derisa kërkohet që përgjegjësit të ndëshkohen.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Derisa tha se nuk është në dijeni nëse ka pasur ndonjë përpjekje për të negociuar arratisjen e grupit kriminal për në Serbi./KosovaPress/