Hovenier shprehet i shqetësuar për dezinformimin në rritje në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
H
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësimin e tij për dezinformimin në rritje në Kosovë.

Ai ka thënë se një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara është rritja e sigurisë kibernetike.

https://kosovapress.com/admin/siguria-kibernetike-kim-mbeshtesim-shqiperine-ndaj-kercenimeve-te-ardhshme/

Diplomati amerikan po merr pjesë në Konferencën për Integritetin e Informacionit, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga USAID në Kosovë, DISICON.

"Një nga prioritet kryesore të SHBA-ve është rritja e sigurisë kibernetike dhe informacionit, kjo përfshin edhe ndalimin e dezinformatave. Dezinformimi këtu në Kosovë është i vazhdueshëm dhe është problem që gjithnjë po rritet", tha Hovenier.

Ndërsa shefja e Sektorit Politik në Zyrën e Bashkimit Evropian, AnnaCarin Platon, ka thënë se kërcënimet kibernetike janë sfidë globale dhe për të zhdukur këtë dukuri kërkohet angazhim nga të gjithë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025