Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
I pyetur lidhur me raportet me qeverinë, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me popullin e Kosovës.
"Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër...Kurgjo më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurtë si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës", deklaroi ai.
Në konferencë për media, pas vizitës në Gjakovë, Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.