Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
hovenier-060723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka organizuar pritje për shënimin e 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë manifestim kanë marr pjesë drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me këtë rast Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier konfirmoi se ShBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të Kosovës.

Por, ambasadori amerikan, Hovenier bëri me dije se derisa SHAB-ja dhe partnerët tjerë ofrojmë këshilla për liderët kosovarë, kërkojnë gjëra që duken ose janë vërtet të vështira për t'u bërë dhe ndërmarrin veprime si pasojë e përgjigjes ndaj vendimeve që ndihen jo plotësisht në përputhje me këshillat.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen që i kemi dhënë popullit të Kosovës në konceptimin dhe më pas realizimin e vizionit të saj ambicioz, dhe ne mbetemi absolutisht të palëkundur për ta bërë këtë. Dhe ashtu si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përpiqen të përmbushin idealet e tyre themeluese pas 247 vjetësh, unë shpresoj se mund të pajtohemi që ndonjëherë Kosova nuk i ka përmbushur plotësisht premtimet e këtyre idealeve, pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit”, theksoi Hovenier.

Abasadori Hovenier në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, tha po ashtu se ka  përparimin të jashtëzakonshëm që populli i Kosovës ka bërë në periudhën pas pavarësisë, më 2008.  

Lajmi i plotë në sisitemin me parapagim.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë personalitete politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025