Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka deklaruar se rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pasi nuk ka rrugë tjetër.
Hovenier i ka bërë këto komente në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me temë “ Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes” e organizuar nga Universiteti i Prishtinës së bashku me Universitetin e Arkansasit të SHBA-së, ku theksoi se presin zbatim të plotë të të gjitha zotimeve që ka marrë Kosova në kuadër të dialogut.
Hovenier theksoi se nuk ka rrugë tjetër në integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja, dhe konkretisht Kosova ka bërë zbatim të plotë të të gjitha zotimeve në kuadër të dialogut.
“Rruga e vetme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, nuk ka rrugë tjetër, dhe konkretisht mirëbesim dhe zbatim të plotë të të gjitha zotimeve që ka marrë Kosova në kuadër të dialogut... Ne shikojmë nga kjo qeveri ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës që të punojnë në partneritet me ne, ndërsa ne vazhdojmë në përpjekjet tona së bashku për të ndërtuar një rajon të qëndrueshëm, të begatë, multietnik dhe të sigurt të Ballkanit Perëndimor.. Më shumë se 25 vjet që nga Operacioni i Forcave Aleate dhe pothuajse 25 vjet nga Çlirimi i Kosovës, populli i Shteteve të Bashkuara ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë krenar të qëndrojë krah për krah me popullin e Kosovës”, ka shtuar Hovenier.