Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak.
Ai në një postim në X ka shkruar se gjithashtu askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.
“E mbaj mend mirë atë ditë. Si oficer në Misionin e SHBA-së pranë OSBE-së përgjegjës për Kosovën në atë kohë, mora një telefonatë nga shefi i atëhershëm i misionit verifikues të Kosovës, ambasadori William Walker menjëherë pasi u largua nga skena e tmerrit, tashmë i fokusuar në rekomandimet e tij për OSBE-në si përgjigje, folëm për vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur”, ka shkruan ndër tjera Hovenier.
“Këto synime pasqyrojnë vlerat e thella amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri”.
“Më lejoni të jem i qartë për angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj së vërtetës. Siç tha atëherë Presidenti Clinton, ne riafirmojmë tani: “Ky ishte një akt i qëllimshëm dhe pa dallim vrasjeje i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës”.