Hovenier: Marrëveshja për energjinë dëshmoi se mund të arrihet progres në dialog
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë,  është arritja e parë e rëndësishme në procesin e dialogut gjatë viteve të fundit.

Ai në një intervistë në Klan Kosova ka thënë se marrëveshja në Bruksel vendos energjinë elektrike në veri nën mbikëqyrjen e rregullatorit të Kosovës.

“Është një hap i rëndësishëm përpara që tregon se  mund të arrihet përparim i rëndësishëm për të dy vendet përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin ne e mbështesim fuqimisht”, ka thënë Hovenier.

Diplomati amerikan tha se dëshirojnë ta shohim Kosovën të integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike, dhe se dialogu është mënyrë e rëndësishme për të arritur këtë.

“Besojmë që Kosova mund të marrë pjesë në mënyrë aktive, konstruktive në dialog dhe të arrijë përparim domethënës për Kosovën pa i sakrifikuar gjërat që nuk janë të negociueshme. Askush nuk po i kërkon Kosovës të negociojë për sovranitetin, pavarësinë, integritetin e saj territorial. Me arritjen e marrëveshjes për energji, kryeministri Kurti e Besnik Bislimi treguan pikërisht këtë: se mund të arrihet diçka domethënëse për Kosovën – dhe është e rëndësishme për t’u arritur – dhe që ka gjasa për sukses edhe më të madh në dialog”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024