Hovenier: Ka ende punë për zgjedhjet e reja në veri
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se është afër depërshkallëzimi i situatës në veri, përkundër që dje kryengociatori kosovar Besnik Bislimi dhe emisari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak potencuan se kanë arritur një pajtueshmëri për disa hapa fillestarë për arritjen e një zgjidhjeje në veri.

Megjithatë, ai nënvizoi nevojën që deeskalimi i situatës në veri të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që t'i hapet rrugë zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Përkitazi me këtë, ambasadori Hovenier, në një konferencë për medie, pas pjesëmarrjes në një aktivitet arsimor në Pejë, tha se pala kosovare duhet të pranojë planin trepikësh të BE-së për deeskalim, derisa përsëriti nevojën për organizimin e zgjedhjeve te reja në veri.

Por theksoi se ka ende shumë punë për të bërë për t'u krijuar kushtet për zgjedhje të reja në veri.

Krahas kësaj, ambasdori Hovenier, tha nuk mund të ndajnë përqindjen e përgjegjësisë për tensionet në veri, por tha se Qeveria e Kosovës me disa vendime i ka kontribuar përshkallëzimit të situatës atje.

Megjithatë, shtoi se edhe Serbia është përgjegjëse për tensionimin e situatës në veri.

Ai theksoi se Kosova mund të ushtrojë sovranitetin e plotë në tërë territorin e vendit, por veriu është më i komplikuar. Për atë, sipas tij, duhet një koordinim më i madh me partnerët ndërkombëtarë për të evituar tensionet atje.

https://kosovapress.com/admin/hovenier-tregon-nese-eshte-afer-zgjidhja-per-situaten-ne-veri/

I pyetur nga gazetarët se a do të merren masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë për mosrespektim të marrëveshjes bazë me Kosovën, ai tha se për këtë çështje mund të flet përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escboar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndërkaq, sa i përket rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe javë më parë, ambasadori Hovenier tha se i është gëzuar lirimit të tyre pa kushte, por nuk dha një qëndrim se a janë rrëmbyer ata brenda territorit të vendit.

Në anën tjetër, pasi u pyet nga gazetarët ambasadori Hovenier, foli edhe në lidhje me audio-incizimet ku janë përfshirë Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq, si dhe është përmendur Milan Radojiçiq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024