Hovenier: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një sfidë për të cilën dy vendet duhet të angazhohen dhe ta shtyjnë agjendën përpara.

Hovenier shtoi se përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve.

Këto deklarime Hovenier i bëri gjatë samitit “The Western Balkans 2024”, ku sipas tij po synohet që të mbështeten dhe përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

Hovenier ka përmendur edhe rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve që kanë arritur Kosova e Serbia.

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë këtij samiti ka përmendet se Kosova s'ka probleme me serbët lokal, por me Beogradin zyrtar që sipas tij nuk është distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe Putinit.

https://kosovapress.com/kurti-ne-samitin-e-ballkanit-perendimor-flet-per-rritjen-ekonomike

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024