Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur sot mbi raportimin e guvernatorit të BQK-së Ahmet Ismaili për takimin në Bruksel para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se guvernatori Ismaili nuk ka pasur ftesë nga ndërmjetësi i BE-së për dialog, pasi që ftesën e ka pranuar Qeveria e Kosovës, e cila e ka përcjellë atë më pas te guvernatori.
Ismaili: Rregullorja e BQK-së është në fuqi, askush s’po kërkon ndryshim • KosovaPress
Hoti ka rikujtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila qartëson se Qeveria e Kosovës është i vetmi institucion që përfaqëson Kosovën në dialog me Serbinë, andaj pjesëmarrja e guvernatorit në këtë takim nuk është në përputhje me autorizimet ligjore të tij.
Ismaili thotë se BQK-ja nuk është ndikuar nga masat e BE-së • KosovaPress
Ai thotë se guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës dhe si shqetësim përmend faktin se çdo koordinim lidhur me këtë rregullore ka pasur mundësi të bëhet në zyrën e guvernatorit në BQK.
Ndryshe, guvernatori Ahmet Ismaili sot para komisionit për buxhet ka thënë se ekipi i Bankës Qendrore të Kosovës në takimin në Bruksel ka qenë vetëm që të flasë për rregulloren e këtij institucioni financiar mbi ndalimin e dinarit serb dhe se nuk ka shkuar aty në mandat të negociatorit.