Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë përgjysmuar investimet kapitale në vend. Ndërsa, sa i përket Ligjit për pagën minimale që nga ana e qeverisë u vlerësua si i suksesshëm, Hoti vlerëson se është dashur të rishikohet kjo pagë, në mënyrë që sipas tij, të përshtatet me inflacionin që ka mbizotëruar në vend viteve të fundit. Paga aktuale minimale në Kosovë, për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është 170 euro, ndërsa të punësuarit e moshës nën 35 vjet kanë pagën minimale në vlerë prej 130 euro.
Deputeti i LDK-së, në një intervistë për KosovaPress ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të politikave fiskale, që të përballen bizneset me inflacion.Teksa thotë se janë përgjysmuar investimet kapitale në Kosovë të nivelit qendror, ai shton se të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kapitale shkon për avance për investime kapitale.
Ish-ministri i Financave Hoti ka theksuar po ashtu se të dhënat tregojnë që një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kapitale shkon për avance për investime kapitale.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...