Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell e as nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk kanë pranuar informacione se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur. Ai theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.
Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.
Tutje, Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës. Ai foli edhe për Ligjin për Personat e Pagjetur, për çka tha se shpejti do të jetë në konsultime publike.
"Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike", theksoi ai./Sh.Pajaziti/