Hoti: Ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen Kurti duke thënë se me qeveri nuk ka zhvillim.

Deputeti Avdullah Hoti shtoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale.

“Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, ka shkruar deputeti Avdullah Hoti.

Sipas tij një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim.

“Kur nuk ka investime, jo vetëm që nuk shtohet kapitali prodhues, por vjetërsohet dhe bëhet i papërdorshëm edhe kapitali ekzistues”, ka shkruar deputeti Avdullah Hoti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024