Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të përmirësuar situatën aktuale të vendit. Deputeti nga radhët e LDK-së, Hoti në një intervistë për KosovaPress derisa thotë se Qeveria Kurti tashmë është dorëzuar, ai uron që procesi zgjedhor të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që të ketë një qeveri të përgjegjshme që udhëheq vendin në bashkëpunim me aleatët, pasi sipas tij, kjo ka munguar me qeverinë aktuale.
Ish-ministri i Financave thekson se nga vizitat e tij në Evropë dhe në terren ‘shihet se dëshpërimi me qeverinë në pushtet është në kulm’.
Nga vizitat në terren, Hoti thotë se qytetarë të shumtë janë të dëshpëruar me udhëheqjen e tanishme, për çfarë thotë se LDK ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme t’ua kthejë besimin qytetarëve.
Ai derisa thotë se janë dëmtuar në masë të madhe raportet me aleatet, nënvizon se me ardhjen në pushtet të kësaj qeverie nuk ka asnjë njohje të re.
I shqetësuar shprehet edhe me vendosjen e masave sanksionuese nga BE-ja karshi vendit tonë. Hoti thotë se me ardhjen në pushtet të kësaj qeverie, qytetarët janë duke i parë pasojat çdo ditë.
Ai derisa thotë se nevojitet më shumë bashkëpunim me aleatët, shprehet se me Qeverinë Kurti nuk ka anëtarësime të reja në organizatat ndërkombëtare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...