Holanda po ndërton dy termocentrale të reja bërthamore
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria holandeze planifikon të ndërtojë dy termocentrale bërthamore në provincën e Zelant në jugperëndim të vendit, ndërtimi i të cilave duhet të përfundojë brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm, thanë burime qeveritare për RTL dhe NOS.

Termocentralet bërthamore janë planifikuar në fshatin Borsel, ku tashmë ka një termocentral bërthamor, njoftoi faqja e internetit Dutch News.

Burimet thonë se Borsel është gati për dy centrale të reja bërthamore, pasi aty tashmë ekziston infrastruktura e nevojshme për ndërtimin e këtyre objekteve.

Termocentrali në Borsel prodhon tashmë rreth tre për qind të të gjithë energjisë elektrike në Holandë.

Ai ishte menduar të mbyllej në vitin 2033, por do të qëndronte në funksion deri në ndërtimin e termocentraleve të rinj.

Njoftimi zyrtar për ndërtimin e termocentraleve është planifikuar të premten.

Qeveria shpreson që centralet bërthamore mund të prodhojnë rreth 20 për qind të energjisë së nevojshme për Holandën, por gjithashtu të zvogëlojnë varësinë nga karburantet fosile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024