Holanda nënshkruan marrëveshje sigurie me Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri holandez Mark Rutte nënshkruan sot në Kharkiv një marrëveshje dypalëshe të sigurisë.

Marrëveshja parashikon që Holanda do t'i japë Ukrainës dy miliardë euro ndihmë ushtarake këtë vit dhe ndihmë të tjera të mbrojtjes në dhjetë vitet e ardhshme, njoftoi Zelensky në rrjetin social X.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës së paparalajmëruar të Rutte në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili është vetëm 42 kilometra nga kufiri rus dhe është shënjestruar rregullisht nga sulmet ajrore ruse.

Holanda është vendi i shtatë që nënshkruan një marrëveshje sigurie dhjetëvjeçare me Kievin. Marrëveshjet kanë për qëllim forcimin e sigurisë së Ukrainës derisa ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Kanada, Italia, Gjermania, Franca, Danimarka dhe Britania nënshkruan marrëveshje sigurie me Ukrainën në dy muajt e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025