Historike, Shqipëria arrin medaljen e parë në një olimpiadë
Lexohet për: 1 min.
fwqfwq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një olimpiadë falë mundësit Chermen Valiev i cili në luftën për medaljen e bronztë mposhti Viktor Rassadin nga  Taxhikistani sot në Lojërat Olimpike “Parisi 2024.”

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi të bronztën në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6:2 taxhikistanezin.

Valiev do të ngjitet kështu në podium si vend i tretë, së bashku me amerikanin Dake si dy fituesit e medaljeve të bronzta, teksa medalja e artë u fitua nga mundësi nga Uzbekistani, Zhamalov, që mposhti në finale japonezin Takatani.

Shpresat qëndrojnë edhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025