Historike: Pasaporta e Kosovës ngjitet për 90 pozita në Indeksin e Pasaportave më të Fuqishme
Lexohet për: 2 min.
vizat-2
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare të zonës Schengen, pasaporta e Kosovës është ngjitur për 90 pozita në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide.World.

Bazuar në përditësimin e këtij indeksi për muajin janar, pasaporta e Kosovës tashmë renditet në vendin e 98-të, duke u ngjitur nga pozita e188-të, së cilës i përkiste muajin e kaluar.

Themeluesi i VisaGuide.World, Besart Bajrami, ka konsideruar lëvizjen për 90 pozita në këtë indeks si “arritje historike.”

“Kjo është një arritje historike për Kosovën, si dhe ngjitje historike në indeksin pasaportave më të fuqishmë ne botë, që tregon se vetëm BE-ja ka autoritetin ekskluziv për të rritur fuqinë e një pasaporte brenda një nate,” thotë Bajrami.

Që nga data 1 janar 2024, poseduesit e pasaportave biometrike të Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 44 vende të botës. Përveç kësaj, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë edhe në katër vende të tjera pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim - Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Gjithsesi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për vizë tradicionale për të udhëtuar në gjithsej 97 vende të botës, vizë që merret në kufi  kur planifikojnë të vizitojnë 32 shtete, si dhe një e-vizë për 33 vende.

Për më tepër, qeveritë e 16 vendeve të botës - Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistan, Kirgistan, Libani, Moldavia, Rusia, Siria, Spanja, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela – ua kanë ndaluar qytetarëve të Kosovës hyrjen në territorin e tyre, për shkak se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Në dhjetor të 2023-tës, kur Kosova zinte vendin e 188 në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide, qytetarët e saj ishin të lejuar të vizitonin vetëm 11 vende pa viza, dhe kishin nevojë për viza tradicionale për të udhëtuar në gjithsej130 vende të botës.

Këtë muaj si dhe muajin e kaluar pasaporta më e fuqishme në botë është vlerësuar ajo e Spanjës, pasuar nga ajo e Gjermanisë dhe e Singaporit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024