Historianët e Deçanit: Reçaku, vend ku shteti serb kreu gjenocid me 15 janar 1999
Lexohet për: 2 min.
Historianët e Deçanit
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka përkujtuar sot masakrën në Reçak kur 24 vjet me parë, pikërisht me 15 janar të vitit 1999, dite e premte, një ditë e ftohët acari, forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe pushkatuan 45 shqiptarë të pafajshëm.

Masakra e kryer në Reçak me 15 janar të vitit 1999, nga forcat serbe, është dëshmia me e mirë se shteti serb ka kryer gjenocid kundër shqiptarëve. Masakra e Reçakut, preku thellë ndërgjegjen e botës demokratike, e cila u vuan në lëvizje pas deklaratave të ambasadorit William Walker, i cili me 16 janar 1999, pa me sytë e tij skena barbare, thuhet në reagimin e historianëve të Deçanit.

Në këtë 24-vjetor të përkujtimit të Masakrës së Reçakut, historianët e Deçanit kërkojnë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi dhe që kryesitë e kësaj masakre të marrin dënimin e mëritura.

“Reçaku, përfaqëson krenarinë e kombit shqiptar. Të rënët në Reçak, dhe të rënët gjithandej vënëve të tjera në Kosovë, të cilët u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe me 1998-1999, janë gur themeltar të shtet ndërtimit të Republikës sonë”, thonë historianët e Deçanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025