Historia e Robert Hanssen, agjenti i FBI që tradhtoi SHBA-në
Lexohet për: 1 min.
gdfgd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 18 shkurt 2011 është arrestuar Robert Hanssen, apo ai që u quajt nga autoritetet amerikane si “fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”.

Hanssen ishte agjent i FBI-së, por u arrestua për spiunazh në favor të Bashkimit Sovjetik dhe më vonë edhe të Rusisë.

Provat kundër tij ishin të pakontestueshme prandaj ai edhe mori dënim me burgim të përjetshëm.

Hanssen i shiti KGB-së mijëra dokumente sekrete që përshkruanin në detaje planin e SHBA-së në rast të një lufte bërthamore.

Po ashtu, ai i dha KGB-së edhe materiale rreth teknologjisë së armëve ushtarake si dhe materiale të tjera në dëm të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Drejtësisë e përshkroi këtë rast si “ndoshta fatkeqësia më e madhe e inteligjencës në historinë e SHBA”.

Hanssen i shërbeu Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë nga viti 1979 e deri në momentin kur është arrestuar, me disa vite pushime ndërmjet në aktivitetin e tij të dyfishtë për shkak të rrezikut nga ekspozimi.

Aktualisht ai vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Firence të Colorados.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025