K.R.U “Hidrodrini” në Pejë po bën diskriminim ndaj banorëve të disa fshatrave të komunës së Pejës me vendimin e ri për reduktimet e ujit, ndërkaq jo të gjitha fshatrave po ju ndalon ujin.
Asamblisti i AAK-së në Pejë, Naim Bytyqi ka thënë për KosovaPress se në fshatin Gorazhdevc i banuar me serbë nuk është duke u respektua fare vendimi për ndalim të ujit.
Ai tha se: "Disa fshatrave të Komunës së Pejës po ju bëhet diskriminim nga ana e K.R.U Hidrodrini në Pejë, pasiqë pas vendimit për reduktimin e ujit fshati Gorazhdevc vazhdon të ketë ujë, ndërsa fshatrat tjera të banuara me shqiptarë nuk kanë ujë, edhpse në vendimin e "Hodrodrini" shekruan që është i përfshirë edhe fshati Gorazhdevc në reduktime".
Sipas tij, pa ujë kanë mbetur: Dardania-3, Orashë, Poçestë, Millovanc, Vragoc, Babiq, Krestovc, Qyshk, Zahaq, Llabjan, Nakell, Pavlan, Nabergjan, Trestenik, Treboviq, Lutugllav, Ramun, Bllagaj, Ruhot, Leshan, Kliqin, si dhe Sferk.
Bytyqi ka thënë se do ta ndjek këtë çështje deri sa të ketë barazi për të gjithë.
Pas reagimit të asmableistit Naim Bytyqi, "Hidrodrini" në Pejë heqi vendimin nga faqja e vetë zyrare.