Hidhet granatë dore në Pejë, policia jep detaje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Një granatë dore është hedhur mbrëmë në orët e vona në një objekt në qytetin e Pejës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, teksa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky sulm.
“Sot rreth orës 02:05 minuta, Policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, në objektin e tij që dyshohet të jetë granatë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, thekson për KosovaPress zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova bënë të ditur se policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si shkaktim I rrezikut të përgjithshëm. Fatmirësisht nuk kemi persona të lënduar.