Hetemi: Puna e Institutit për Krime Lufte do të zgjasë me dekada
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Institutin për Krime Lufte janë dorëzuar tre folderë me dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës. Të njëjtat dokumentojnë listat e të zhdukurve në Fushë Kosovë e Obiliqit, por ka materiale edhe me emrat e personave të zhdukur të cilët më pas janë gjetur në lokacione të ndryshme në Serbi.

Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi deklaron se hulumtimi do të marrë kohë me dekada. Ai për KosovaPress flet për bashkëpunimin me institucione, organizata e individë, ku tregon se ka kërkuar nga komunat kopjet e materialeve të deponuara për dëmet ekonomike të krimeve të luftës.

Instituti do të ketë tri departamente, atë të dokumentimit, hulumtimit dhe i shërbimeve të përgjithshme.

Me 17 shkurt është bërë pranim-dorëzimi i parë i materialeve në Institutin për Krime Lufte.

Në intervistën për KosovaPress, Hetemi thotë se janë në kontakte të vazhdueshme me individë e institucione që posedojnë dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës. Sipas tij, të njëjtit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Luftës.

Periudha e gjatë prej përfundimit të luftës në Kosovë, Hetemi konsideron se është sfidë në punën e Institutit për hulumtimin e krimeve.

Çdo dokument që deponohet pranë Institutit duhet të kalojë procesin e verifikimit, përpunimit dhe më pas arkivimit.

Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për hulumtimin e krimeve të luftës.

Instituti për Krime të Luftës është themeluar për herë të parë me ligj të veçantë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025