Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Izraelit, u theksua se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e vizave me Kosovën shënon një moment të rëndësishëm historik, duke simbolizuar lidhjen në rritje midis dy shteteve.
Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, tha se kjo marrëveshje jo vetëm që lehtëson udhëtimin dhe forcon lidhjet personale dhe të biznesit, por gjithashtu pasqyron përkushtimin e përbashkët për të nxitur lidhjet dhe bashkëpunimin më të ngushtë.Po ashtu, Ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel tha se marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Kosovës janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse në tre vjetët e fundit të cilat përfshijnë zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e inovacionit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave të tjera.
Ai shtoi se heqja e vizave do të jetë një tjetër pikë kthese në këtë marrëdhënie të veçantë dhe do të çojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve turistike midis dy shteteve.
Ajo theksoi se kjo marrëveshje është një arritje e madhe që shënon një epokë të re në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Ndërkaq, sot gjatë ditës nënshkrimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e vizave e kanë bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...